Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prishtinës hap konkurse për 169 vende të lira në arsim

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka hapur thirrje për plotësim të numrit të mësimdhënësve në lëmi të ndryshme për 169 pozita (të lira dhe zëvendësime).

Në njoftimin e Komunës potencohet se, në mesin e këtyre pozitave bëjnë pjesë ato për: motër edukatore, edukatore dhe mësimdhënës të lëmive të ndryshme nga ato natyrore e shoqërore deri tek gjuhësoret.

Komuna potencon se, pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim.

Testi me shkrim në maksimum tërheqë 100 pikë apo deri në 50% të vlerësimit përfundimtar.

Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testi me shkrim, i nënshtrohet intervistimit me gojë.

Në intervistën me gojë, kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri 100 pikë apo 50% e vlerësimit përfundimtar.

Vlerësimi në intervistimin me gojë, bazohet në këto kritere: Njohuritë e Përgjithshme 25 pikë, Aftësitë e përgjithshme dhe Personalitetit 35 pikë dhe Njohuritë profesionale 40 pikë (Ku përfshihen përvoja e punës dhe kualifikimi profesional gjatë studimeve).

Pikët nga testi me shkrim dhe intervista me gojë, mblidhen në shumën e përgjithshme dhe kandidatët me më shumë pikë do të përzgjidhen në pozitat e lartcekura.

Ndërsa, nëse aplikohet për dy pozita (vend i lirë dhe zëvendësim), kandidatët duhet të dorëzojnë dy aplikacione të veçanta.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 19.07.2021 deri më datën 02.08.2021.

Kriteret dhe pozitat e hapura për aplikim i gjeni këtu.