Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, komuna hap konkurs për ndarjen e 108 bursave për studentë

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka hapur konkurs për ndarjen e 108 bursave për studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për vitin akademik 2022/23.

Sipas të dhënave, për Fakultetin e Arteve do ndahen 4 bursa, për Fakultetin e Shkencave Sportive 4 bursa, Fakulteti Juridik 7 bursa, Fakulteti Ekonomik 7 bursa, Fakulteti Filologjik 7 bursa, Fakulteti i Edukimit 13 bursa, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 7 bursa, Fakulteti Filozofik 7 bursa, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 6 bursa, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 12 bursa, Fakulteti i Mjekësisë 13 bursa, Fakulteti i Shkencave Natyrore 13 bursa dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike 8 bursa.

Në konkurs potencohet se këto bursa vlejnë vetëm për studentët e rregullt të Universitetit të Prishtinës, që janë së paku 10 vite banorë të komunës.

Kjo thirrje nuk vlen për studentët në nivelin master dhe doktoratë.

Konkursi do jetë i hapur deri më 29 maj 2023.

Kriteret dhe detajet tjera për aplikim i gjeni këtu