Donjeta Sahatçiu
Nënkryetarja Sahatçiu emërohet ushtruese detyre në drejtorinë e Arsimit në kryeqytet
26.10.2023 - 10:29
Me vendim të kryetarit Përparim Rama, nënkryetarja e Prishtinës Donjeta Sahatçiu është emëruar ushtruese detyre në Drejtorinë e Arsimit, derisa drejtoresha Besianë Musmurati të kthehet nga pushimi i lehonisë.
Emërimi i Sahatçiut në këtë pozitë është bërë më 25 tetor 2023.
Sipas vendimit të bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale, ushtruesja e detyrës do udhëheqë dhe menaxhojë Drejtorinë në përputhje me udhëzimet e kryetarit, ligjet dhe rregulloret komunale në fuqi.
Donjeta Sahatçiu e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është nënkryetarja e parë grua në kryeqytet.
Përpos Sahatçiut, postin e nënkryetarit e mban edhe Alban Zogaj nga LDK. Me ligjin për kryeqytet të vitin 2018, Prishtina ka të drejtë të ketë dy nënkryetarë.