Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari për Vrasjen në Ferizaj

Policia në Ferizaj njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e mbrëmshme në këtë qytet.

I dyshuari për këtë vrasje, sipas policisë, është një 31 vjeç me inicialet A. R.

“Pas një pune operative sot rreth orës 11:50, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar personin A.R.(m/sh/K 31 vjeç) i dyshuar për veprën penale të vrasjes së rëndë, ku kishte humbur jetën viktima B.H.”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Policisë në Ferizaj.

Të dyshuarit për vrasje me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Personi me inicialet B. H. u vra mbrëmë në Ferizaj rreth orës 18 e 20 minuta, ndërsa KALLXO.com raportoi për këtë vrasje.

http://kallxo.com/vrasje-ne-ferizaj/

Sot kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari deklaroi se vrasja ka ndodhur për shkak të një borxhi rreth një makine.

http://kallxo.com/kryeprokurori-vrasja-ne-ferizaj-per-borxhin-e-nje-makine/