Vritet një i ri në Ferizaj

Një person rreth moshës 26 vjeçare është vrarë në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

“Sot rreth orës 12:30 në Ferizaj ka ndodhur një vrasje, ku ka humbur jetën një mashkull rreth moshës 25-30 vjeçare. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’, ku fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri dhe një person të lënduar”, tha zëdhënësi Agim Gashi.

Gashi tha për se në vendin e ngjarjes përveç Policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes. Ai tha se Policia është duke e hetuar rastin.