Arrestohen pasi tentuan të mashtrojnë me para të falsifikuara

Në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit në një lokal kanë bërë pagesën me dy kartmonedha nga 100 euro që dyshohet të janë të falsifikuara.

Kartmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.