Amerikanët mbështesin projektin për rekrutim meritor në pozita publike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur mbështetje ndaj marrëveshjes së nënshkruar nga Ambasada britaneze me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për procese transparente të rekrutimit.

Ambasadori Britanik Ruairí O’Connell nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo shënon fillimin e fazës së dytë të projektit të financuar nga Mbretëria e Bashkuar për të mbështetur proceset transparente dhe të paanshme të rekrutimit për pozitat e larta publike për dy vitet e ardhshme.

Ambasadori tha: “Projekti tenton të adresojë nepotizmin dhe faktin që njerëz joprofesional vendosen në pozita drejtuese të cilët nuk punojnë për të mirën e Kosovës, por i kthejnë favore grupeve apo personave që i kanë vendosur aty.

Postimin e ambasadës britaneze e shpërndau edhe ambasada amerikane me përshkrimin’ mbështesim këtë projekt për rekrutim transparent dhe të paanshëm.

BIRN po ashtu është bërë pjesë e projektit që synon mbështetjen e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës.

Në një ceremoni tek Ambasada Britanike, Ambasadori Britanik Ruairí O’Connell, Drejtoresha Ekzekutive e BIRN-it Jeta Xharra dhe Drejtori Ekzekutiv i KDI-së Ismet Kryeziu nënshkruan marrëveshjen për të filluar këtë bashkëpunim.

https://kallxo.com/projekti-i-pare-kishte-sukses-te-pjesshem-haradinaj-zotohet-per-emerime-meritore-ne-pozitat-e-larta/