Ramiz Kelmendi - Foto: Atdhe Mulla
AKP e dënon me 1.3 milion euro Ramiz Kelmendin
27.6.2018 - 16:24
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, është dënuar me 1.3 milion euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Këtë e ka konfrimuar për KALLXO.com vet deputeti Kelmendi.
Sipas një njoftimi të AKP-së, Kelmendi është dënuar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare.
“(AKP) Mori vendim lidhur me Ndërmarrjen e Re Famipa me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1,300,000 € për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale”, thuhet në njoftimin e AKP-së pas mbledhjes së bordit të drejtorëve.