Abrashi: Rritja mbi 15 për qind e çmimit të bukës nuk është reale

Taksa doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës së Hercegovinës nuk mund të ndikojë në rritje të madhe të çmimit të bukës.

Kështu ka thënë Gazmend Abrashi, koordinator i Kosovës për Iniciativën e Fqinjësisë së Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Ai në një debat lidhur me taksën doganore në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se rritjet e fundit të çmimit të bukës janë bërë nga vullneti i bizneseve.

“Mendoj që duhet të mendojmë si t’i gjejmë burimet alternative për ta relaksuar këtë raport në treg. Secila rritje që mundet me qenë për momentin e çmimit të bukës, më e madhe se 15 për qind është spekulim i njerëzve të cilët merren me këtë biznes”, tha Abrashi.

Ai në këtë emision flet edhe për atë se si u mor masa për taksë doganore 100 për qind ndaj këtyre shteteve dhe a janë të përgatitur ndaj ndonjë mase të Serbisë.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: