Deputeti Lumir Abdixhiku - Foto: LDK

Abdixhiku: Nuk Mund ta Edukojmë Kryeministrin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para foltores komentoi gjuhën e kryeministrit Ramush Haradinajt ndaj LDK-së.

Sipas Abdixhikut, LDK-ja ofendohet vetëm kur të tjerët kanë argumente dhe ide më të mira se të LDK-së.

“Tash fatkeqësisht kryeministri s’është këtu por është i paqartë obsesioni me LDK dhe të pavërtetat që i thotë për LDK, dhe është e pavërtetë e madhe se LDK ka blloku çështjen e ushtrisë. Për ta pasur të qartë duhet me i dëgju të gjithë që kanë qenë në takime. Është i trishtueshëm ofendimi i vazhdueshëm që kryeministri i bën LDK-së. Fatkeqësisht s’mund ta edukojmë kryeministrin”, tha Abdixhiku.

“Por që ta kemi të qartë, ai dhe të gjithë tjerët që e thonë këtu, ne nuk ofendohemi prej një gjuhe që mund ta thonë të gjithë. A e dini kur ofendohemi ne? Kur na mundni argumentet, kur jepni ide ma të mirë se ne, kur keni punë më të mëdha më shumë se ne. S’mund të ofendohemi nga një gjuhë që përdoret nga të gjithë por një gjuhë zëvendësues i mungesave të suksesit është simptomë”, shtoi ai.

Sipas tij nuk është skandal i qeverisjes Haradinaj çështja e Demarkacionit por ngjarja e 22 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Skandali i këtyre 200 ditëve nuk është demarkacioni është nata e 22 dhjetorit. U provua shfuqizimi i ligjit për Gjykatës Speciale. Një papërgjegjshmërinë e tij Kosova të duke shtet jo serioz. Në natën e 22 dhjetorin Kosova arriti pikën më të ulët përball aleancës me perëndimin”, tha ai.