A do shkarkohet Besim Beqaj nga fshesa e Kadri Veselit

Ministri aktual i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, është njëri nga personat me aktakuzë.

Sot, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mori vendim që të gjithë zyrtarët e parisë që drejton e të cilët kanë aktakuza, do të lirohen nga detyra zyrtare. Nder veprat e përmendura është edhe nepotizmi për të cilën është ngritur akuza në rastin Pronto

Besim Besqaj është njëri nga të akuzuarit në rastin njohur “Pronto”.

Sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

Përvec Besim Beqajt, në rastin “Pronto” janë të akuzuar edhe disa zyrtarë të tjerë si ish- deputeti Adem Grabovci, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish Sekretarë të përgjithshëm I.G. dhe Xh.D., ish zëvendësministër F.Sh., këshilltari politik në MPB S.G., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë I.N., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë R.A., ish kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë A.P.

https://kallxo.com/aktakuze-per-rastin-pronto/