Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla
Debat Pernime Sonte për Prishtinën
28.9.2017 - 14:01
Kandidatët për kryetarë të komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime në orën 19:45 në TV21.
Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.
Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar kryeqytetin e Kosovës pas 22 tetorit, Arban Abrashi (LDK), Arbër Vllahiu (AAK), Avni Çakmaku (Fjala), Lirak Çelaj (PDK), Rifat Deri (Alternativa), Selim Pacolli (AKR) dhe Shpend Ahmeti (VV) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.
Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.