Vizitkartat e Fatmir Xhelilit brenda qendrës së votimit. Foto: Kallxo.com

Vizitkarta të Kandidatit për Deputet Brenda Qendrës së Votimit

Disa vizitkarta të një kandidati të PDK-së për deputet, Fatmir Xhelili, për zgjedhjet e sotme janë parë në brendi të një qendre të votimit në Obiliq.

Monitoruesja e KALLXO.com në qendrën e votimit në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq ka dërguar fotografi në të cilat shihen vizitkartat e kandidatit të PDK-së, Fatmir Xhelili.