Seanca e KUvendit | Foto: KALLXO.com

Vazhdimi i Seancës Nis me Votime

Në vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës deputetët votuan për projektligje, rekomandime e propozim-rezoluta të mbetura nga seancat e kaluara.

Në fillim kaluan në Kuvend ndryshim-plotësimet e Projektligjit për Miniera e Minerale me votat për të 31 deputetëve, përderisa 25 ishin kundër, e 12 abstenuan.

Pastaj u miratuan edhe rekomandimet e deputetes Teuta Haxhiu në lidhje me moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit. Këto rekomandime u votuan pro nga 64 deputetë, 5 ishin kundër, ndërsa 3 abstenuan.

U miratuan edhe rekomandimet për shkeljen e të drejtave të punëtorëve të hartuara nga Bekim Haxhiu dhe Xhehahire Izmaku. Për këto rekomandime votuan 63 deputetë, ndërsa 2 abstenuan.

Por në Kuvend nuk kaloi propozim-rezoluta në lidhje em arrestimet e aktivistëve të VV-së.

Për këtë rezolutë votuan për vetëm 22 deputetë, 31 ishin kundër, e 16 abstenuan.

Votimin e sotme u shoqëruan edhe me tensione në mes të drejtuesit të mbledhjes së Kuvendit Xhavit halitit dhe deputetëve, pasi Haliti kërkonte që ata  të votonin.

“Ka kuorum, po s’po doni me votu”, u tha Xhavit Haliti deputetëve në një moment kur u desh që ndryshim-plotësimet e Lifgjit për Miniera e Minerale të votohet dy herë.

Aktualisht në Kuvend është dhënë pauzë prej 10 minutave, para nisjes së interpelancës së Isa Mustafës për thëngjillin në Minierën e Sibovcit.