Greva në Universitetin e Mitrovicës

Universiteti ‘Isa Boletini’ Përkrah Grevën e SBASHK-ut

Universiteti ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë ka përkrahur sot grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë.

Por për dallim nga shkollat fillore dhe të mesme ku greva ka filluar në orën e parë të mësimit në të dy ndërrimet, Universiteti në Mitrovicë ka mbajtur grevën në orarin kur nis punën administrata.

Greva në këtë universitet është mbajtur sot nga ora 10:00 deri 11:00.

KALLXO.com shkroi për grevën e mësimdhënësve të zhvilluar sot në mëngjes.

http://kallxo.com/greva-e-mesimdhenesve-jasharaj-urojme-te-kthjellet-qeveria/