Thaçi duke votuar më 22 tetor | Foto: KALLXO.com

Thaçi: Zgjedhjet do të jenë Fer

Presidenti Hashim Thaçi në një postim në Facebook shkroi se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të jetë fer  dhe demokratik.

“Jam i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri”, shkroi Thaçi në ditën kur po zhvillon një vizitë në Kanada.

Thaçi në postimin e tij foli edhe për fushatën pesëditëshe të balotazhit.

“I përgëzoj partitë politike dhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme elektorale, kurse shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt”, vijoi shkrimi i Thaçit në Facebook.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje për të përcaktuar me votën e tyre kryetarët e komunave për katër vjetët e ardhshëm.

Balotazhi i nesërm zhvillohet në gjysmën e komunave të Kosovës.