Lobimi | Foto: Presidenca

Thaçi Kërkon Njohjen nga Sudani

Gjatë takimit në New York me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit Ibrahim Ghandour, Presidenti Thaçi e ftoi atë për intensfikim kontaktesh mes dy shteteve që do të çonin në njohjen e Kosovës nga ky shtet.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Presidentit, Thaçi ia shpjegoi ministrit Ghandour “se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, gjë të cilën, siç theksoi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar”.

Thaçi po qëndron ën punimet e Asamlesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa krahas me të për njohje të reja po lobon edhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli.

http://kallxo.com/pacolli-beson-ne-njohje-nga-kenia/

Kosova që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 është njohur nga 114 shtete.