Thaçi Dënon Deklaratën e Kandidatit të VV-së në Rahovec për ‘Zhdukjen e Izraelit’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënoi sot deklaratat e një kandidati të Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Rahovecit kundër shtetit izraelit.

Në korrik të këtij viti, Korenica kishte shpërndarë në faqen e tij në Facebook të dhunës së policisë izraelite ndaj popullit palestinez ndërsa në përshkrim të postimit të tij kishte shkruar në gjuhën angleze se “ju (Izraeli) herët e vonë do të zhdukeni nga faqja e dheut, ashtu siç ka ndodhur me shumë të tjerë përpara”.

Postimi i tij është përcjellë me reagime të shumta në media e rrjete sociale ditëve të fundit, përderisa vetë Korenica, në një intervistë dhënë KTV-së mbrëmë ka kërkuar falje për këtë deklaratë.

Ndërsa sot, Presidenti Thaçi shprehu shqetësimin e tij për deklaratën që ia e quajti “antisemitiste”.

“Kam përcjell me shqetësim deklaratat antisemitizmi për zhdukjen e shtetit të Izraelit. Deklarata të tilla janë thellësisht ofenduese dhe të papranueshme”, shkroi Thaçi nga Nju Jorku, ku po qëndron në margjina të takimit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Shteti i Izraelit dhe populli hebraik ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat”, tha Thaçi.

Ai ka ftuar të gjitha institucionet, partitë politike dhe shoqërinë civile që të distancohen nga gjuha e urrejtjes ndaj popujve dhe shteteve të tjera.

“Një gjuhë e tillë është kundër kulturës dhe traditës sonë”, tha Presidenti Thaçi.