Arkiva - Foto: KALLXO.com

Tentim Dhunimi në Gjilan

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kishte tentuar ta dhunojë viktimën, e cila ia kishte arritur të largohej.

Me të kuptuar të rastit, vëllai i viktimës e kishte futur të dyshuarin në veturë dhe gjatë ngasjes ishin kacafytur, me ç’rast kanë shkaktuar aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në Gjilan më 27 maj rreth orës 15:10.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si tentim dhunimi dhe lëndim i lehtë trupor.