Ilustrim

Ankuesja raporton në Polici se i dyshuari tentoi ta dhunonte, ky i fundit mohon pretendimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një raportim nga një grua, e cila është ankuar se një i dyshuar ka tentuar ta dhunojë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në Pejë më 17 dhjetor 2022, mes orëve 03:18 deri në 06:00.

Policia ka thënë se i dyshuari ka tentuar të kryej veprën penale “Tentim dhunimi” duke e vënë në lajthim dhe duke përdorur forcë ndaj ankueses.

“Viktima ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke e vënë në lajthim dhe duke përdorur forcë ka kryer veprën e lartcekur të tentim dhunimit” – tha Policia.

Tutje është treguar se i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti u tha se i ka mohuar pretendimet e viktimës.

Policia gjithashtu tregoi se në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante .