Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari, tentoi të dhunoj viktimën

Një tentim dhunimi është regjistruar të ketë ndodhur dy natë më parë në kryeqytet.

Viktima sipas policisë kishte arritur që t’i shmanget tentim dhunimit duke rezistuar ndërsa të njëjtës i është ofruar edhe tretman mjekësor.

Një person i dyshuar për këtë çështje tashmë është arrestuar ndërsa vepra penale e iniciuar ndaj tij është dhunim në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 10 marsit, më saktësisht rreth orës 21 e 30.

Në lidhje me rastin, hetuesit policorë kanë njoftuar edhe prokurorin kujdestar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Pas intervistimit të të dyshuar, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.