Dy persona tentojnë ta dhunojnë një grua në Prishtinë

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se dy burra të panjohur kanë tentuar ta dhunojnë në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë më 11 shtator 2022, rreth orës 21:40.

Tutje është thënë se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.