Veton Surroi - Foto: REL

Surroi për Thaçin: I Pandershmi nuk Mund të më Nderojë

Publicisti Veton Surroi u bë njeriu i tretë që refuzoi dekoratën e dhënë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në listën e dekoratave nga Presidenti për 10 vjetorin  e Pavarësisë së Kosovës, Surroi është përmendur dy herë dhe kjo nuk i pëlqeu aspak atij.

Surroi përmes një statusi në Facebook, akuzoi Thaçin për kapje të shtetit duke thënë që nuk mund ta nderoj një njeri i pandershëm.

“Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit. Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij…Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit”, shkroi Surroi.

“Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderojë,as mua e aq më pak këtë vend”, shkroi ai.

Dekoratat e Presidentit Thaçi i refuzuan edhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

http://kallxo.com/jakup-krasniqi-refuzon-dekorimin-nga-thaci/

http://kallxo.com/rexhep-selimi-refuzon-dekoraten-e-hashim-thacit/