Presidenti Hashim Thaci dekoron gjeneralin Clark Foto: ZPRK

Thaçi dekoron Gjeneralin Clark në 20 vjetorin e çlirimit

Presidenti Thaçi ka pritur sot në takim, në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Gjeneralin Wesley Clark, që gjatë kohës së bombardimeve kishte qenë komandant suprem i Forcave të NATO-së në Europë.

Presidenti Thaçi e ka dekoruar Gjeneralin Clark me dekoratën “Urdhëri i Lirisë”, për kontributin që ka dhënë në lirinë e Kosovës.

“Wesley Clark është gjenerali i luftës më të suksesshme ajrore në shekullin 20, me 78 ditë bombardime ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, shumë figura të larta botërore të asaj kohë janë të pranishëm në ceremoninë shtetërore.

Në mes të pranishmëve është edhe ish presidenti Amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretareja e shtetit amerikan, Madeleine Albright.