Foto-ilustrim

Sulmohet Punëtori i KEDS-it

Policia në raportin e saj të përditshëm nofton se dje një punëtor i KEDS-it është sulmuar fizikisht në Zhegër të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për këtë sulm.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një punëtor të KEDS-it i cili ishte në kryerje të detyrës”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit për sulm i është caktuar ndalimi policor.

Një punëtor i KEDS-it është sulmuar edhe gjashtë ditë më parë.

http://kallxo.com/sulmohet-punetori-keds/

Edhe në Shirokë të Suharekës, zyrtarët policorë janë sulmuar dje nga dy persona në gjendje të dehur.

Edhe këtyre të dyshuarve për sulm ndaj policëve u është caktuar ndalimi policor, ndërsa njëri nga policët e sulmuar k pësuar lëndime dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Policia raporton se edhe në Vushtrri një person gjithashtu në gjendje të dehur ka kërcënuar një zyrtar komunal.

Edhe këtij të dyshuari për kanosje i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar për rastet e sulmeve ndaj personave zyrtarë.

Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.