Foto: Ilustrim

Sulmohen Fizikisht Policët në Shtërpcë dhe Rahovec

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi ata në orët e para të ditës së djeshme në Shtërpcë e kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte duke u marrë me një rast.

Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka është dashur të pranonte tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i sulmit ndaj personit zyrtar (policit) ka ndodhur edhe në Rahovec.

Policia njofton se dje rreth orës 15:00 është arrestuar një person pasi që e kishte sulmuar fizikisht policin, i cili ishte duke u marrë me një rast “Dëmtim prone”, ku i involvuar ishte edhe i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com raportoi sot edhe për një rast kur një i dehur kishte fyer dhe kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë në Prishtinë.

http://kallxo.com/dehuri-fyen-dhe-kercenon-policet/