Ilustrim - Arkiv

Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohen të dyshuarit

Dy persona, njeri prej tyre i mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në krye të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, të hënën rreth orës 15:45 minuta.

Sipas raportit policor, sulmi ndaj zyrtarëve është bërë pas shqiptimit të një gjobe ndaj njërit prej të dyshuarave, për kundërvajtje në trafik.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajte për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër për 24 orë.