Istog, i dehuri sulmon fizikisht policët

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një burrë pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut, dje rreth orës 02:15.

Tutje Policia sqaron se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.