Shtylla elektrike që rrezikon qytetarët në QKUK - Foto: KALLXO.com

Shtylla Elektrike Rrezikon Qytetarët në QKUK

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi në të cilat shihet një shtyllë elektrike që është gati të rrëzohet.

Sipas qytetarit, kjo shtyllë që rrezikon edhe jetën e qytetarëve gjendet në oborrin mes Emergjencës dhe Klinikës Infektive.

Që shtylla elektrike të mos bjerë në tokë dikush i ka futur dy shtylla më të holla.

Sipas qytetarit, nuk dihet prej kur kjo shtyllë është në këtë gjendje.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarë që Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të pyetur se pse kjo shtyllë është në këtë gjendje.

Drejtori i Shërbimeve Teknike të QKUK-së, Mehdi Krasniq, tha se për këtë çështje e kanë lajmëruar KEDS-in dhe PTK-në qe gati dy javë.

“Na kanë premtuar gojarisht se do të rregullohet por deri më tani nuk është bërë asgjë. Nuk mund të themi se është rrezik i madh sepse edhe vetë telat e mbajnë shtyllën por është e pahijshme për syrin dhe në ndërkohë mund të bëhet e rrezikshme”, tha Krasniqi për KALLXO.com.

Po ashtu, KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga KEDS, por kontakti me zëdhënësin Viktor Buzhala ka qenë i pamundur.

Më 7 maj, KALLXO.com raportoi se si një kamion rrëzoi shtylla e këputi kabllo elektrike në Prishtinë.

http://kallxo.com/kamioni-rrezon-shtylla-elektrike-e-keput-kabllo/

KALLXO.com ka raportuar disa herë për rrezikun që u vjen nga shtyllat elektrike në pjesë të ndryshme të Kosovës. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.