Shpend Ahmeti pasi doli nga mbledhja e VV-së. Foto: Kallxo.com

Shpend Ahmeti: Të Ndarë Jemi më të Dobët

Në deklaratën e tij pas takimit të grupit parlamentar dhe kryesisë së Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimet në këtë parti.

Ai ka kërkuar nga mediat mos t’i detyrojnë të flasin në detaje për takimet, kjo pasi që paraqitjet mediatike po ia “vështirësojnë rrugën” partisë e cila gjendet tash e një muaj në turbullira të brendshme.

Ahmeti ka folur edhe për mundësinë që VV të vazhdojë rrugëtimin e bashkuar.

“Nuk dua t’i rris apo zvogëloj shpresat e askujt. Natyrisht nuk jemi të lumtur, të ndarë jemi më të dobët”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka komentuar edhe pyetjet se cili është pozicioni i dikujt apo dikujt tjetër.

“Kur më kanë pyet, cilin është pozicioni im rreth zhvillimeve, unë u kam thënë kryetar i Prishtinës se ai është prioritet”, ka thënë Ahmeti, duke mos dhënë një qëndrim të qartë për largimet dhe zgjedhjet në VV.