Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Shantazhon një Grua në Prizren Duke i Kërkuar 11 Mijë Euro

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren njofton se pas një punë hetimore disamujorëshe kanë zbuluar se një i person i moshës së vjetër ka shantazhuar një femër përmes materialeve të ndryshme të cilat përmbanin elemente të ngacmimit dhe kanosjes.

Sipas policisë shantazhi bëhej përmes numrave të panjohur të telefonave si dhe letrave të shkruara me dorë në gjuhën boshnjake.

“I dyshuari kërkonte nga viktima 11000 euro, në të kundërtën kërcënonte se do t’i bënte publike disa materiale që do ta komprometonin viktimën. Pas një pune të gjatë hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, gjykatën themelore, dhe operatorët telefonik, hetuesit policorë kishin arritur që t’i binin në fije krejt këtij lëmshi i cili ishte nisur nga një i dyshuar i moshës së vjetër dhe që rezultoi se ishte në lidhje krushqie me viktimën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Ndërkaq, kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme. Sipas policisë rasti për herë të parë e kishte paraqitur vitkima nga Gryka e Lumëbardhit më 15 nëntor të vitit 2017.