Protesta për ndriçimin e vrasjes së AuLon Zekës | Foto: KALLXO.com

Seancë dhe Protestë për Vrasjen e Aulon Zekës

Edhe sot shokët e Aulon Zekës janë mbledhur para Pallatit të Drejtësisë, duke kërkuar ndriçimin e vrasjes së tij, derisa brenda në gjykatë do të zhvillohet seanca kundër tre të akuzuarve.

Në gjykimin e tre të miturve, dy nga të cilët ngarkohen për vrasjen e Aulon Zekës, sot është paraparë fjala përfundimtare.

Sa herë ka pasur seancë të këtij gjykimi, gjithherë jashtë Pallatit të Drejtësisë kanë ndodhur protesta të atyre që i pikëlloi vdekja e të riut.

Aulon Zeka ishte vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar.

Gjykimi ndaj këtyre të miturve është i mbyllur për publikun.

http://kallxo.com/kerkohet-drejtesi-per-aulon-zeken/