Protesta para pallatit | Foto: KALLXO.com

Kërkohet Drejtësi për Aulon Zekën

Disa persona po protestojnë sot para Pallatit të Drejtësisë duke kërkuar drejtësi për Aulon Zekën.

Ata vazhdimisht po brohorasin “Drejtësi për Aulonin”, ndërsa po kërkojnë burg të përjetshëm për të dyshuarit për vrasjen e tij.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator në Prishtinë.

http://kallxo.com/nje-person-vdekur-gjendet-ne-prishtine/

Sot pritet të mbahet seanca fillestare ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës dhe një personi të tretë që akuzohet për moslajmërim të veprës penale.

Një seancë e këtij gjykimi ishte mbajtur edhe më 6 dhjetor.

http://kallxo.com/perfundon-seanca-e-gjykimit-per-vrasjen-e-aulon-zekes/

Protestë kundër vrasjes së Aulon Zekës u zhvilluan edhe më herët.

http://kallxo.com/shoket-e-shoqet-kerkojne-drejtesi-per-aulonin/