Sahatkulla në Gjilan | Foto: Komuna e Gjilanit

Sahatkulla me Vonesë po Merr Formën Përfundimtare

Skelet janë vendosur në objektin e sahatkulës në Gjilan për t’ia dhënë asaj formën përfundimtare.

Faza e fundit e punimeve në këtë objekt po realizohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në një njoftim të Komunës së Gjilanit thuhet se kryetari Lutfi Haziri projektin e sahatkullës e ka cilësuar shumë të rëndësishëm.

“E kthen memorien e trashëgimisë kulturore të rrënuar të Gjilanit nga sllavokomunistët dhe regjimet e kohës”, tha për sahatkullën Lutfi Haziri, sipas njoftimit të komunës.

Në debatin “Jeta në Komunë” të realizuar në fillim të vitit 2016, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kishte premtuar se projekti për Sahatkullën do të përfundojë brenda vitit 2016.

Në janar të këtij viti pasi nuk u realizua premtimi i Hazirit për sahatkullën, kryetari i Gjilanit u bë pjesë e krypometyrit- produktit të KALLXO.com që mat vërtetësinë e deklaratave.

Lutfi Haziri ‘Harron’ Premtimin për Sahat Kullën

Sahatkulla në Gjilan ndodhet afër stacionit të autobusëve.

Në vitin 2011 Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për trendin e rikthimit të sahatkullave në tri komuna të Kosovës.

Sahatkullat në Kohë të Gabuar

Për dallim nga sahatkulla në Gjilan rregullimni i së cilës po shkon drejt fundit, sahatkulla në Ferizaj vazhdon të “qëndrojë në këmbë” pa akrepa dhe pa leje.