Naser Rugova | Foto: Facebook

Rugova Kërkon më Shumë Buxhet për Shëndetësi

Naser Rugova në mbledhjen e Kuvendit ku po diskutohet rreth rishikimit të buxhetit kërkoi që 10 milionë euro nga projektet e parapara infrastrukturore të jepen për shëndetësi.

“Nuk është kurrgjë me i lanë 10 milionë euro ma pak në infrastrukturë, z. Ministër që vjen nga shëndetësia, e të dërgohen në shëndetësi”, tha Rugova duke iu drejtuar Pal Lekajt, ministrit të Infrastrukturës që me profesion është mjek.

Ai e arsyetoi me një shembull konkret pse po kërkon që të ndahen mjete për shëndetësinë.

“Sot më thirri drejtori i spitalit të istogut dhe më tha që sot janë furnizu me material, por shiringat i kanë shku pa gjilpëra”, tha Rugova.

Me rishikimin e buxhetit për 2017-ën parashikohen 90 milionë euro për financime shtesë, gjysma e të cilave pritet të ndahen për investime kapitale.

Rugova kërkoi shpërndarje të barabartë të mjeteve.