Foto: SKV

Rugova: Dhuna Forcon Vullnetin për Drejtësi

Pas paraburgimit për gjashtë anëtarët e SKV-së, Yll Rugova ka thënë se dhuna do ta forcojë vullnetin për rezistim dhe drejtësi.

“Kjo dhunë, dhe këto dënime joproporcionale veç sa e forcojnë edhe më shumë vullnetin për rezistim dhe drejtësi”, tha drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës.

Aktivistët e SKV-së u arrestuan të enjten derisa po festonin tetëvjetorin e themelimit të organizartës në parkun e Prishtinës

“Këta aktivistë e studentë janë penguar që ta festojnë përvjetorin e themelimit të organizatës së tyre. Janë rrahur, fyer, poshtëruar. Për më shumë, gjashtë prej tyre që kanë rezistuar ndaj kësaj padrejtësie të policisë sot janë dënuar me nga një muaj burgim”, shkroi Rugova në facebook.

KALLXO.com shkroi më herët për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.

http://kallxo.com/gjykata-vendos-per-gjashte-te-arrestuarit-e-skv-se/

KALLXO.com ka publikuar edhe videon kur kishte filluar konfrontimi në mes të zyrtarëve policorë dhe aktivistëve të SKV-së që ishin mbledhur për të festuar 8 vjetorin e themelimit të kësaj organizate.