Rrahen të Miturit në Oborr të Shkollës

Policia njoftoi se dje një grup të miturish janë rrahur mes vete në oborrin e një shkolle në Kamenicë.

Sipas policisë, tre nga të përfshirët në këtë rrahje janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të përfshirët në rrahje janë arrestuar nga policia, ndërsa pas intervistimit janë liruar me urdhër të prokurorit.

KALLXO.com ka shkruar edh më herët për raste të dhunës mes të miturve nëpër shkolla.