Rashiq: Jam i Shokuar me Vrasjen e Ivanoviqit

Politikani serb në Kosovë dhe ish deputeti e ministri Nenad Rashiq nuk ka dashur të komentoj mbi atentatin e sotëm ku mbet i vdekur politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ai në një prononcim të shkurtë për KALLXO.com tha se është i shokuar me aktin e sotëm.

“Për momentin nuk kam koment. Jam i shokuar dhe në këtë gjendje nuk kam çka them, kjo së pari është shumë shqetësuese”, tha shkurtimisht Rashiq për KALLXO.com

Sot në mëngjes është vrarë Oliver Ivanoviq përmes një atentati afër zyrës së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Shumë institucione kanë reaguar dhe dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit duke kërkuar që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.

Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq kërkoi sot që sa më parë të gjenden vrasësit e Oliver Ivanoviqit.

http://kallxo.com/rakiq-nuk-arsyetime-kerkon-gjetjen-e-vrasesve-te-ivanoviqit/

KALLXO.com ka sjellë më herët pamje nga vendi ku është bërë atentati ndaj Oliver Ivanoviqit.

http://kallxo.com/xhirime-nga-vendi-ku-u-vra-oliver-ivanoviqi/