Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Foto: Facebook.

Rama Ngre Lart Figurën e Bajram Rexhepit

Pas vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka shprehur ngushllime edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai thuri lavdata për figurën e Rexhepit që sipas tij ka fituar respektin edhe të kundërshtarëve politikë.

“Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai ia doli aty ku shumëkush nuk ia del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit. Lamtumirë mik i mirë! “, shkroi Rama në “Facebook”.

Rexhepi vdiq në orët e mëngjesit përderisa ishtë duke u trajtuar në një spital turk.

http://kallxo.com/vdes-bajram-rexhepi/