Punëtorët e QKUK-së me Kartela për Respektimin e Orarit të Punës

Mjekët dhe stafi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tanimë do të kenë kontroll preciz lidhur me vendodhjen e tyre në punë gjatë orarit.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka bërë të ditur për paisjen e stafit me ID kartela që sipas tij janë pjesë e reformës në shëndetësi.

” Zbatimi i reformave në shëndetësi është i mundshëm vetëm duke shtuar përgjegjësinë individuale, menaxhuese dhe shoqërore. Respektimi i orarit të plotë të punës është i domosdoshëm. Kjo është në interes të të gjithëve: personelit mjekësor dhe sidomos pacientëve”, shkroi Ismajli në Facebook.

Ai theksoi se reforma ishte e domosdoshmëve për tu lehtësuar trajtimi i pacientëve duke minimizuar pritjet.