Pika Kufitare në Merdar| Foto: KALLXO.com

Pritje Deri në 4 Orë në Merdar

Në pikë-kalimin kufitar në Merdar po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata të veturave.

Kjo si pasojë e numrit të madh të atyre që pas festave të fundvitit po kthehen në shtetet perëndimore ku jetojnë.

Raportohet se sot pritjet për të kaluar kufirin në këtë pikë janë deri në 4 orë.

Ndryshe, edhe pikat tjera kanë qenë të ngarkuara siç është ajo te Dheu i Bardhë ku mërgimtarët presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin. /Rtv21

http://kallxo.com/pritje-dhe-kolona-te-gjata-ne-kufirin-maqedonine/