Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tenton ta kalojë kufirin me veturë pa kontroll teknike dhe sigurim, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në vendkalimin në Merdarë deri sa ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja e cila kishte qëndruar disa vite pa kontroll teknike dhe sigurim.

Policia ka njoftuar se dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar vetura.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:25.

Në konsultim me prokurorin, iniciohet procedurë kundërvajtje ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.