Pensionisti Flet për ‘Luftën’ Juridike me Serbinë për ta Marrë Pensionin

Pensionisti kosovar , Shaban Kelmendi, ka rrëfyer për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, rrugën ligjore që i është dashur ta ndjekë për të marrë pensionin nga shteti i Serbisë.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ sonte i është dedikuar borxhit që shteti i Serbisë e ka ndaj pensionistëve kosovarë.

Kelmendi tregon për ankesat që i ka dërguar në gjykata të shkallëve të ndryshme në Serbi derisa ka arritur të marrë paratë që i takonin.

“Jam ankuar në gjyqin supreme të Serbisë, gjyqi suprem i Serbisë më ka refuzuar dhe më ka thënë prapë të drejtohem në Novi Pazar. Novi Pazari ka sjellë vendim që më është lejuar pensioni mirëpo vendimi nuk është realizuar”, rrëfen Kelmendi.

Pas mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Novi Pazarit ai i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut.

Kelmendi është lindur në vitin 1935 në Mitrovicë dhe është pensionuar në vitin 1993. Ai ka punuar që nga viti 1951 në arsim, për plot 40 vjet e gjashtë muaj. Shaban Kelmendi është pensionuar në mënyrë të rregullt më 20.04.1993 dhe për 6 vjet e ka pranuar rregullisht pensionin e tij. Por, në tetor të vitit 1999, Fondi Pensional i Serbisë ia ndërpreu pagesën e pensionit të tij, pa kurrfarë sqarimi.

Emisionin e plotë për borxhet e Serbisë ndaj pensionistëve kosovarë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: