Ilustrim

Paraburgim të Dyshuarit për Plagosjen në Lagjen 'Marigona'

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet F.F për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, F.F dyshohet se dje rreth orës 07:38 në Lagjen “Marigona” në Komunën e Graçanicës ka tentuar ta privojq nga jeta të dëmtuarin P.G., të cilin e ka qëlluar me armë zjarri dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë dhe gjoks, andaj me këtë ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Në njoftim më tej thuhet se gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe sipas gjykatës, kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.F është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale dhe zhvillimin e papenguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e  Apelit të Kosovës.

KALLXO.com shkroi dje për plagosjen në Lagjen “Marigona”.

http://kallxo.com/plagosje-ne-lagjen-marigona/