Gjykata vendos për hetuesin policor në Obiliq që dyshohet se mori 1 mijë euro ryshfet

Zyrtar policor, Bekim Hyseni i dyshuar për marrje ryshfeti në rastin në të cilin pretendohet se kishte premtuar të interferoj në një rast, është dërguar në parabrugim për 30 ditë.

I njëjti, sipas avokatit Yll Zekaj, i cili është deklaruar në seancën për caktimin e masës së paraburgimit, ka pranuar fajësinë për veprën penale të cilën ka kryer.

Përveç marrjes së ryshfetit, polici dyshohet edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Klienti im e ka pranuar gabimin që e ka bërë dhe i njëjti shpreh keqardhje të thellë” – ka thënë avokati Zekaj gjatë seancës që është mbajtur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Bekim Hysenit.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, në të përshkruhet edhe veprimet penale të cilat dyshohet se i ka kryer hetuesi policor në Obiliq.

Dy ditë më parë, KALLXO.com raportoi për një hetues policor të arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Ai ishte kapur në flagrancë nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, ndërsa dyshohet se i njëjti kishte kërkuar dhe pranuar para për në vlerë prej 1 mijë euro prej një personi tjetër.

Gjithashtu në dosje përmendet fakti se hetuesi policor dyshohet se për paratë kishte garantuar se do të ndihmonte një personi t’i mbyllte disa raste në Policinë e Kosovës.

Ashtu siç raportoi KALLXO.com i njëjti zyrtar policor më  23 janar 2024 ishte suspenduar pasi dyshohet se goditi një të mitur. Aksidentin polici e kishte shkaktuar deri sa ishte jashtë detyrës zyrtare.

Detaje nga arrestimi i hetuesit policor në Obiliq