Shtëpi e shkatërruar gjatë luftës - Foto: Facebook

Pacolli Kujton të Pagjeturit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kujtuar një prej plagëve të pashëruara të luftës së viteve 1998-1999, atë të pagjeturve.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka thënë se nuk duhet të harrohet e kaluara.

Ai ka postuar një fotografi në të cilën shihet një shtëpi e braktisur dhe e shkatërruar, sipas tij, nga forcat serbe.

“Rrugës duke udhëtuar me makinë, ndalova për pak çaste duke shikuar këtë shtëpi të shkatërruar nga forcat serbe”, ka shkruar ai.

Më tej ai thekson se ne sot jetojmë në liri, por nuk duhet harruar e kaluara. “Sot kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur”, ka shtuar ai.