Kuti Votimi - Foto: Wikimedia/Rama

OSBE: Votuan 20,24% e Serbëve të Kosovës

Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili po i monitoron zgjedhjet presidenciale të Serbisë në qendrat e votimit në Kosovë, njofton se deri në ora 14:00 kanë votuar 21,445 votues ose 20,24% e votuesve të regjistruar.

Sipas OSBE-së, në komunën e Gjilanit kanë votuar 26,52% ose 7,077 votues, në atë të Pejës 16,33% ose 687, në të Prishtinës 14,83% ose 3,253, në komunën e Mitrovicës 21,70% ose 9,881 votues dhe në të Prizrenit 7,15% ose 547.

Ndryshe, në zgjedhjet presidenciale të Serbisë po votohet edhe në Kosovë.

Për këto zgjedhje në territorin e Kosovës janë hapur 90 qendra votimi.

Mediat kanë vërejtur votim të organizuar nga partia e kandidatit kryesor, Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.

http://kallxo.com/serbet-e-kosoves-votojne-ne-grupe-te-medha-te-shtyre-nga-partia-e-vuciqit/

Ndërsa, në garë për zgjedhjet presidenciale në Serbi janë njëmbëdhjetë kandidatë.

http://kallxo.com/serbet-zgjedhin-presidentin-e-ri/