OSBE: Avokati i Popullit Mund ta Parandalojë Keqtrajtimin e të Burgosurve

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu duke folur për pakon e ligjeve të të drejtave të njeriut tha që Avokati i Popullit mund ta parandalojë keqtrajtimin e të të burgosurve përmes monitorimit të rregullt që do t’i ushtrojë në të gjitha qendrat e paraburgimit apo ndalimit.

NDËRLIDHUR

Këto komente Braathu i bëri gjatë një konference të përbashkët në të cilën ai, Presidenti Hashim Thaçi e Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, publikuan fushatën vetëdijesuese për të drejtat e njeriut.

Gjatë fjalës së tij, Jan Braathu foli për ligjin e të drejtave të njeriut, që sipas tij i jep disa detyra shtesë, avokatit të popullit.

“Ligji i jep mandat avokatit të popullit për të vepruar si mekanizmi nacional parandalues kundër torturës dhe trajtimeve tjera çnjerëzore dhe degraduese. Kjo nënkupton që tani avokati i popullit mund të parandalojë keqtrajtimin e të burgosurve përmes monitorimit të rregullt të vizitave që i ushtron në të gjitha venet e paraburgimit ose ndalimit”, u shpreh kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Ndërsa Presidentit Thaçi ky takim ia kujtoi betimin si President në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij Kosova është duke u angazhuar të promovoj liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Republika e Kosovës po angazhohet të respektojë dhe promovojë të drejtat dhe instrumentet ndërkombëtare që ndërlidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore”, tha ai.

Ndërsa avokati i popullit Hilmi Jashari ka kërkuar që çdo udhëheqës institucional në vend ta përkrahë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mandatin e institucionit që ai udhëheq.

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të avokatit të Popullit, Presidenti Thaçi u largua nga konferenca përderisa në sallë u lëshuan disa spote vetëdijesuese për liritë dhe të drejtat e njeriut.

11 Nëntor 2016 - 15:32

Taulant Osmani 11/11/2016 - 15:32
NDËRVEPRIMI20

OSBE: Avokati i Popullit Mund ta Parandalojë Keqtrajtimin e të Burgosurve

by Taulant Osmani
NA NDIQNI