Ilustrim - Armë të sekuestruara nga Policia - Foto: PK

Nën Kërcënimin e Armëve i Kërkojnë Borxhin

Policia ka njoftuar se në fshatin Keqekollë të Prishtinës tre persona të dyshuar e nën kërcënimin e armëve i kanë kërkuar një borxh një personi tjetër.

Sipas raportit ditor të Policisë, rasti ka ndodhur dy ditë më parë në orët e mbrëmjes.

Në raport thuhet se viktima, në këtë rast i kërcënuari ka raportuar, se të dyshuarit i kanë shkuar në shtëpi dhe i kanë kërkuar borxhin.

Njësiti policor ka arritur të ndalojë veturën në të cilën ishin të dyshuarit dhe nga ta kanë konfiskuar një pistoletë me dhjetë fishekë, një “Kallashnikov” me 14 fishekë.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.