Avdullah Hoti | Foto: Facebook

Ndikimi në Buxhet Vonoi Pushimet Tatimore

Janë bërë gati një vit prejse nisën diskutimet për pushimet tatimore që do t’u mundësoheshin bizneseve në varësi nga kriteret që ato duhej të plotësonin, por ky pushim ende nuk është zbatuar.

Me mospagesë tatimesh për një kohë të caktuar Ministria e Financave synonte t’i stimulojë bizneset, por kjo gjë që në gjuhën ekonomike njihet si pushim tatimor nuk ka nisur për shkak të ndikimeve buxhetore që mund të ketë.

Nxjerrja e një udhëzimi administrativ për pushimet tatimore, udhëzim ky që del nga Ligji për të Ardhurat e Korporatave, pritet të jetësohet me pakon e re fiskale 2.0.

Ministri i Financave Avdullah Hoti në takimin e organizuar dje me Odën Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësues tjerë të bizneseve për pakon fiskale 2.0 që u miratua nga qeveria në dhjetor 2016, tha se tash kemi komoditet për të nxjerrë udhëzimin administrativ për pushimet tatimore.

“Për shkak të implikimeve buxhetore që ka kjo masë [pushimet tatimore], ne e kemi shtyrë deri tash. Duke qenë se buxheti është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Tani kemi komoditet që të shkojmë përpara me këtë udhëzim Administrativ që do të përcaktojë sektorët specifikë ku kompanitë që investojnë në ata sektorë si prej numrit të vendeve të reja të punës që krijojnë dhe nivelit të investimeve të përfitojnë lirime nga tatimi në fitim për vite të caktuara,” tha ministri Hoti.

Në shkurt të vitit të kaluar, Ministria e Financave dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishin organizuar tryezë disktutimi me qëllim të hartimit të Udhëzimit Administrativ për Kriteret dhe Procedurat për Përfitimin e Pushimeve Tatimore

http://kallxo.com/pushim-tatimor-per-kendellje-te-bizneseve/

Me pakon e re fiskale që hyri në fuqi në shtator të vitit 2015, për herë të parë aplikoheshin dy nivele të TVSh-së-ajo standarde me normë 18 për qind dhe e reduktuar me normë 8 për qind si dhe risi të tjera fiskale.

Pakoja e re fiskale ndikoi në rritje e të hyrave për buxhetin e vendit.

http://kallxo.com/pakoja-e-re-fiskale-rriti-te-hyrat-buxhetore/

Por ajo dështoi ta mbrojë standardin e jetesës së familjeve me të ardhura të ulëta, duke dhënë efektin e kundërt me parashikimin.

Pakoja Fiskale Dështoi të Ulë Çmimet për Qytetarët